“Daj le Arbërin me jep gol sot”, Berisha dhe Zeneli i drejtohen Vojvodës para miqësores së sotme

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Standard Liege do të përballet sot me Reimsin në një ndeshje miqësore.

Ndeshja e cila luhet në Belgjikë do të zhvillohet nga ora 15:00.

Vëmendje në këtë ndeshje do të marrin Mërgim Vojvoda te Standard Liege dhe Arbër Zeneli e Valon Berisha te Reimsi.

Para ndeshjes, Berisha ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale.

Berisha shihet në një bashkëbisedim me Zenelin para ndeshjes, derisa shkruan: “Daj le Arbërin me jep gol sod”.

Me epitetin “daj”, Berisha dhe Zeneli i drejtohen Mërgimit.

Të ngjashme