Dajaku i lumtur për debutimin në Bundesligë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Leon Dajaku të dielën ka konfirmuar se ka të ardhme të ndritur dhe se në Gjermani vlerësohet lart. Ndonëse ende vetëm 17-vjeçar, Dajaku ka debutuar në Bundesligën gjermane, njërën prej pesë ligave më të forta të futbollit në Evropë.

Dajaku ka luajtur prej minutës së 75-të për Stuttgartin që pësoi 3:0 nga Borussia Moenchengladbach, në ndeshjen e javës së 14-të të Bundesligës. Dajaku e zëvendësoi grekun Anastasios Donis, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pak minuta pas hyrjes së tij në lojë, Stuttgarti mbeti me një lojtar më pak në fushë dhe Dajaku nuk mundi të bënte shumë. Por regjistroi debutimin në Bundesligë si 17-vjeçar, si pak lojtarë të tjerë.

“E kam thënë më herët se ndeshjen e parë në Bundesligë dua ta luaj si 17-vjeçar dhe këtë e arrita sot. Jam i kënaqur që kam debutuar, por natyrisht jo me rezultatin. Ky ishte vetëm fillimi për mua. Dua të luaj sërish. Pres të kem edhe paraqitje tjera në Bundesligë këtë edicion”, ka thënë Dajaku për gazetën të dielën mbrëma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme