Dalbert lojtar i Interit

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 15:54 | Nga

Interi ka konfirmuar transferimin e anësorit brazilian, Dalbert Henrique Chagas Estevao.

Lojtari 23 vjeçar transferohet te Interi duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Ai ka luajtur për Nicen ku shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tij.

Interi pos Dalbert pritet të konfirmojë së shpejti edhe transferimin e Emre Mor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme