Dalic e ka një mesazh për Anglinë pas kualifikimit të Kroacisë

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 09:08 | Nga

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka folur pas kualifikimit të Kombëtares së tij në gjysmëfinale të Botërorit.

Ai tha se secili prej kroatëve ka pasur jetë të vështirë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime. Mua më është dashur të luftoj për gjithçka, por nuk jam i vetmi”, deklaroi Dalic.

“Urime djemve për këtë luftë të pabesueshme, urime për punën që kanë bërë, e kemi bërë gjithçka për njerëzit tanë, për Kroacinë. Jemi në gjysmëfinale, jemi krenarë edhe për të gjithë njerëzit në Kroaci, kemi bërë diçka të jashtëzakonshme”.

“Ne siguruam edhe dy ndeshje të tjera. Kur erdhëm në Rusi, thashë se do të ishte mëkat të mos shihnim Moskën. Tani do të shkojmë atje dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme