Dalin ilegalisht biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Spanjë, reagon kryetari i “Dardanëve”

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kosova sonte do zhvillojë ndeshjen e vështirë kundër Spanjës në “Fadil Vokrri”.

FFK para disa ditëve bëri të ditur se nuk do këtë bileta për shitje, derisa 10 për qind që do lejohen në stadiume janë tifozët “Dardanët”.

Mirëpo, një person në grupin “Shes Blej Gjithçka” ka vendosur në shitje dy bileta për këtë takim.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.

“Me pas shtet tamam qysh un e du kta 18 vjet burg ja kisha jap Marreeee”, shkroi ai.

Të ngjashme