Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Izrael

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 14:40 | Nga

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se kanë dalë në shitje online biletat për ndeshjen Shqipëri – Izrael.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 nëntor, në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Tashmë tifozët shqiptarë që duan të pajisen me bileta për sfidën e radhës për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, e kanë këtë mundësi nëpërmjet websitit te FSHF-së . Në shitje do të jenë të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme