Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 08:41 | Nga

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar tifozët që duan të shohin ndeshjen Kosovë-Turqi rreth shitjes së biletave.

FFK ka bërë të ditur që biletat e ndeshjes që zhvillohet të dielën, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri.

Të interesuarit mund t’i blejnë këto bileta në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi”.

“Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila zhvillohet të dielën, më 11 qershor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri. Biletat e kësaj sfide të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë”, bën të ditur FFK.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të dielën, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Të ngjashme