Dallas dhe San Antonio fitojnë derbit e mbrëmjes

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Dallas Mavericks ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë liderit të Konferencës së Perëndimit, Los Angeles Clippers.

Skuadra nga Teksasi ka triumfuar me katër pikë diferencë 114:110.

Edhe pse në mungesë të yllit të tyre Luka Doncic, Dallas ka marrë fitoren e 11 këtë edicion.

Ishte Harrison Barnes më efikasi në këtë takim me 30 pikë, nëntë kërcime e një asistim.

Me lojë të mirë u dallua edhe J.J Barea me 24 pikë dhe qendra DeAndre Jordan që shtoi 16 pikë e 23 kërcime.

Harrell me 23 pikë , Gallinari dhe Williams shtuan nga 21 të tjera por që nuk mjaftuan që Clippers të marrë fitore.

Fitore ka marrë edhe skuadra tjetër nga Teksasi, San Antonio Spurs që para tifozëve të vet ka mposhtur Portlandin me 13 pikë diferencë, 131:118.

De Rozan shkëlqeu në këtë takim për Spurs me 36 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Fantastik në këtë përballje ishte edhe Aldridge që shtoi 29 pikë e tetë kërcime.

Damien Lillard me 37 pikë dhe Cj McCollum me 24 të tjera shkëlqyen tek mysafirët por që nuk mjaftuan për fitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme