Dallku i pakënaqur me gjyqtarin: Më mirë ta vesh fanellën e kuqe të kundërshtarëve dhe të referojë

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka arritur një fitore shumë të vlefshme në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

‘Skifterat’ mposhtën në shtëpi Dukagjinin e Klinës me rezultat të ngushtë 2:1 për të kaluar në çerekfinale, shkruan FrontOnline.

Por humbja nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku i cili ka shpërthyer ndaj gjyqtarit kryesor Dardan Çaka.

Dallku ka reaguar për kartonin e kuq që Çaka i dha sulmuesit malazez, derisa pretendon se bashkëqytetari i tij nga Vushtrria e ndihmoi Gjilanin me disa ndërhyrje afër zonës.

“Paraqitje shumë e mirë, jam i kënaqur me lojë dhe paraqitjen e ekipit dhe angazhimin që bën, pavarësisht se pranuam dy gola me gabimet tona”.

“Kam rezervat e mija për gjyqtarin, sepse u lodhëm me të vërtetë duke u dëmtuar. Nëse dikujt i pengon Dukagjini le të na thonë “.

“Luajtëm shumë mirë brenda fushës, krijuam shumë mundësi dhe nuk i lejuam kundërshtarit thuajse asnjë rast, pavarësisht dy golave që bënë ata me gabimet tona”.

“Me këta gjyqtarë unë nuk e di, më mirë gjyqtari ta veshi fanellën e kuqe të kundërshtarëve edhe me na tregu neve dhe ne pajtohemi luajmë futboll”.

“Kartoni i kuq është pa nevojë, ai është lojtar i huaj, i tha një fjalë që përdoret në krejt botën dhe gjyqtari me eksperiencën e madhe që e ka dhe mëton të shkoj në Evropë e ndëshkoi pa nevojë”, deklaroi Dallku për Art Sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme