Dani Alves bëhet futbollisti i parë që i fiton 40 trofe

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Dani Alves është bërë futbollisti i parë që i fiton 40 trofe në karrierë, pasi Kombëtarja e tij Brazili e fitoi Kupën e Amerikës të dielën në Maracana, i dyti për mbrojtësin e krahut në këtë turne.

36-vjeçari, i cili ishte kapiten i Brazilit, po ashtu e fitoi edhe çmimin lojtari më i mirë i turneut.

Brazili i mposhti 3:1 Perunë në finalen e së dielës në Maracana, duke e fituar trofeun e parë në Kupën e Amerikës që prej vitit 2007.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Alves i ka fituar pesë trofe me Sevillën para se t’i bashkohej Barcelonës më 2008.

Në Camp Nou, mbrojtësi i djathtë korri suksesin më të madh, duke i fituar hiç më pak se 23 trofe në tetë vjet.

Ai i fitoi dy trofe gjatë një vit qëndrimi në Juventus, nga ku kaloi te Paris Saint-Germain.

Në Paris, braziliani i fitoi gjashtë trofe.

Me Kombëtaren, Alves i ka fituar katër trofe, dy herë Kupën e Konfederatave dhe dy herë Kupën e Amerikës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme