Dani Alves dhuron spektakël me shakanë e tij para prezantimit zyrtar te Barcelona

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Dani Alves e ka nisur prezantimin e tij zyrtar të Barcelonës duke nuhatur terrenin e stadiumit Camp Nou, duke krijuar skena komike.

Mbrojtësi veteran është rikthyer te Barca pesë vjet pas largimit, pasi kishte pasur tetë vite jashtëzakonisht të suksesshme me klubin katalunas.

Alves tani është 38 vjeç, por ai është rikthyer në punë nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës, Xavi Hernandez, duke nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit.

Ai në fakt nuk mund të luajë deri në janar kur hapet afati i ardhshëm i regjistrimit, por Alves tashmë është duke u stërvitur dhe ai është prezantuar zyrtarisht para mbështetësve sot (e mërkurë).

Përpara atij prezantimi, ai ka vendosur të shkojë në terrenin e stadiumit Camp Nou dhe… ta nuhasë atë.

Alves mori një copë bari nga terreni dhe me një buzëqeshje në fytyrë, tha: “Shijon Camp Nou, shijon si tituj, shijon si shumë kupa”.

Kjo ka të ngjarë të jetë një referencë për suksesin e Alvesit të arritur më parë në klub, por kush e di, ai gjithashtu mund të ndihet tepër optimist për të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme