Dani Alves i thotë lamtumirë PSG-së: Sot mbyll një tjetër cikël të jetës sime

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

“Gjithcka ka një fillim, një pjesë qendrore dhe një fund dhe ka ardhur momenti ti vendos pikën finale këtu”.

Përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, Dani Alves ka njoftuar lamtumirën nga Psg pas dy sezoneve. “Sot mbyll këtu një tjetër cikël të jetës sime, një cikël fitoresh, e eksperience”, nënvizon mbrojtësi brazilian, që e mbyll kështu: “Një përqafim të madh për të gjithë e shpresoj të mos iu mungojnë cmenduritë e mia’.

Nën hijen e Kullës Eiffel Dani Alves ka fituar 2 Ligue 1, 2 superkupa franceze, 2 kupa të Ligës e 1 kupë të Francës, duke pasuruar edhe më shumë një palmares të jashtëzakonshëm. 36 vjecari ka zbritur në fushë me fanellën e Psg 73 herë, duke shënuar 6 gola. E duke parë miqësinë e madhe me Neymar, hap një diskutim të fortë: atë të largimit të O’Ney nga Parisi, ashtu si po flitet shumë.

” Sot mbyll këtu një tjetër cikël të jetës sime, një cikël fitoresh, e eksperience. Dua të falendroj familjen e Psg për mundësinë që më dha të ndërtonim bashkë një faqe në historinë e këtij klubi. Dua të falenderoj stafin për ngrohtësinë, respektin e përfshirjen që në ditën e parë, që e bën këtë klub special për mua. Ishin dy vjet me përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur misionin, por në jetë gjithcka ka një fillim, një pjesë qendrore dhe një fund dhe ka ardhur momenti ti vendos pikën finale këtu. Kërkoj ndjesë nëse nuk kam qenë gjithnjë në lartësinë e duhur, kërkoj ndjesë nëse kam bërë ndonjë gabim, jam përpjekur të jap vetëm maksimumin. Falenderoj shokët për momentet e përjetuara, nga të qeshurat tek mërzia.. Do të më pëlqente të kujtohesha si i cmenduri i mirë i cdo dite, me një buzqëeshje në fytyrë, me plot energji, si një profesionist i impenjuar të arrijë objektivat… si dikush që dëshironte të ishte mirë cdo ditë e që provonte të jepte kuptimin e vërtetë të fjalës skuadër. Një përqafim të madh për të gjithë e shpresoj të mos iu mungojnë cmenduritë e mia. Me shumë ngrohtësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme