Danimarka në Katar 2022 me fanella që kritikojnë abuzimin me të drejta të njeriut

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Danimarkës ka publikuar dizajnin e ri të fanellave për Kupën e Botës, përmes së cilave synon që të kritikojnë abuzimi me të drejtat e njeriut nga vendi nikoqir, Katari.

Prodhuesi i kompleteve, Hummel, tha se përderisa mbështetin Danimarkën, nuk do të thotë se mbështesin një turne, për përgatitjen e të cilit kanë humbur jetën mijëra migrantë, gjatë punimeve të stadiumeve.

“Ngjyra e zezë”, u cilësua ngjyra e zezë e fanellave nga prodhuesi Hummel, duke lëshuar dizajnin e tretë të fanellave, që nënkuptonte vajtim me jetët e humbura.

Modelet duket se plotësojnë një premtim të bërë nëntorin e kaluar nga federata daneze e futbollit për të veshur veshje me “mesazhe kritike” në turne.

Megjithëse rregullat e FIFA-s për Kupën e Botës ndalojnë deklaratat politike në uniformën e ekipit, tre dizajnet e fanellave të Danimarkës, të kuqe, të bardha dhe tërësisht të zeza, duket se janë në përputhje, pa fjalë apo simbole.

“Ne mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, por kjo nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si një vend pritës”, tha Hummel.

Organizatorët e Kupës së Botës të Katarit, Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, më vonë kundërshtuan pretendimin e Hummel se përgatitjet u kanë kushtuar jetën mijëra punëtorëve.

Katari mohoi një raport të Amnesty-së të vitit 2021 se mijëra punëtorë migrantë ishin ende duke u shfrytëzuar, raporton Guardian.

Shteti i Gjirit është kritikuar ashpër në dekadën e fundit për trajtimin e tij ndaj punëtorëve migrantë, kryesisht nga Azia Jugore, të cilët kanë ndërtuar infrastrukturë me vlerë dhjetëra miliarda euro për Kupën e Botës.

Të ngjashme