Danimarka vjen në Kosovë me më të mirët për testin final

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Danimarkës, Age Hareide, të hënën ka publikuar listën me emrat e 23 lojtarëve, në të cilët do të llogaritë për ndeshjen miqësore me Kosovën dhe atë eliminatore me Zvicrën pak ditë më vonë.

Hareide ka thënë se për të dy këto ndeshje ka grumbulluar lojtarët më të mirë, përfshirë edhe Christian Eriksenin e Tottenhamit.

Ai ka shtuar se përballja me Kosovën do t’i ndihmojë që të përgatitet më mirë për kualifikimet e Evropianit 2020 që nisin në fund të këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 19:00 dhe është e para këtë vit për të dy ekipet.

Të ftuarit në përfaqësuesen e Danimarkës

.ortierë: Kasper Schmeichel (Leicester), Jonas Lossl (Huddersfield), Frederik Ronnow (E. Frankfurt)

Mbrojtës: Andreas Christensen (Chelsea), Henrik Dalsgaard (Brentford), Jens Stryger Larsen (Udinese), Joachim Andersen (Sampdoria), Jonas Knudsen (Ipswich), Mathias Jorgensen (Huddersfield), Peter Ankersen (Copenhagen), Simon Kjaer (Sevilla).

Mesfushorë: Christian Eriksen (Tottenham), Lasse Schone (Ajax), Lukas Lerager (Genoa), Philip Billing, Pierre-Emile Hojbjerg (Southampton), Thomas Delaney (Borussia D.).

Sulmues: Christian Gytkjaer (Lech Poznan), Kasper Dolberg (Ajax), Martin Braithwaite (Leganes), Nicolai Jorgensen (Feyenoord), Robert Skov (Copenhagen), Yussuf Poulsen (RB Leipzig).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme