Danny Rose i lirë të largohet nga Tottenham

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur e ka konfirmuar që Danny Rose është i lirë të largohet nga klubi këtë verë pasi është lënë jashtë skuadrës për turneun parasezonal në Azi.

Përfaqësuesi i Anglisë kishte qenë shumë i rëndësishëm sezonin e kaluar në sukseset e klubit londinez, por kishte lënë të kuptohet se mund të largohet në sezonin e ardhshëm.

Përpos tij, është përfolur për një largim edhe të lojtarëve të tjerë me emër të Spurs si Christian Eriksen dhe Kieran Trippier, ku ky i fundit thuhet të jetë shumë afër kalimit te Atletico Madrid.

Të ngjashme