Dardan Berisha e konfirmon largimin nga KB Peja, ky pritet të jetë klubi i tij i ardhshëm

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Dardan Berisha nuk është më pjesë e KB Peja.

Basketbollisti kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga “Karagaçi” përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale.

Përfaqësuesi kosovar largohet kështu për herë të dytë nga “Verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.

Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.

Ndërkohë, “Gazeta Express” mëson se “Dali” pritet të rikthehet tek Sigal Prishtina, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe sukseset e njëpasnjëshme.

Dardan Berisha konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës në Kosovë. 

Të ngjashme