Dardan Berisha zgjedhet lojtari më i mirë i xhiros së parë në FIBA Europe Cup

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i xhiros së parë në grupet e FIBA Europe Cup.

Prishtina mundi Apoel Nicosia me rezultat 93:74, ku më i miri në parket ishte Berisha me 32 pikë, tetë asistime dhe dy vjedhje të topit.

Dardani mori bindshëm më shumë vota se lojtarët tjerë të nominuar. Për Dardan Berishën votuan 55 % e tifozëve, 15 % mori Jeff Withey, nga 12 % Taylor Persons dhe Barry Stewart, kurse 6 % Michael Finke.

Kështu Berisha pasi u zgjodh në 5’shen e javës, u zgjodh nga tifozët edhe lojtari më i mirë i xhiros së parë.

Dardan Berisha është lider i Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, duke qenë njëri nga basketbollistët më të dalluar vendor në dekadën e fundit./GM

It was quite obvious who'd get the nod.The fans have voted 👑 Dardan as the Top Performer of Week 1️⃣!🗳️ http://go.fiba.basketball/FEC_VOTE_TP1

Gepostet von FIBA Europe Cup am Montag, 28. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme