“Dardanët” mesazh lojtarëve: Duam kualifikim në “EURO 2024”

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Misioni është i ditur. Sfida, e vështirë, por jo e paarritshme.

Kombëtarja e Kosovës nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve në muajin qershor.

Nga 2 deri më 27 qershor do të zhvillohen plot katër sfida për të përafruar ëndrrën e Europianit 2024.

Një kualifikim e presin edhe tifogrupi “Dardanët”, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook kanë njoftuar këtë kërkesë.

“Tashmë i vetmi cak që duam nga kombëtarja jonë është sigurimi i kualifikimit në Euro 2024 përmes edicionit të sivjem të Ligës së Kombëve. Çdo cak tjetër është i pamjaftueshëm”, kanë shkruar ata.

Po ashtu, ata njoftuan se janë në posedim të disa biletave dhe se shitja e tyre do të fillojë së shpejti.

Lojtari i 12-të i Kombëtares gjithashtu bëri me dije se në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri”, do të ketë koreografi dhe se do të rikthehen në tribunën veriore.

Përndryshe, lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Alain Giresse kanë filluar sot, e premte, stërvitjet e para në Kampin Nacional në Hajvali.

Të ngjashme