“Dardanët” ndihmojnë familjet në nevojë në këtë kohë pandemie

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë për shkak të krizës nga COVID-19 që ka paralizuar gjithë botën.

Këtë gjest human për shumë persona që kanë nevojë në këtë kohë krize, e kanë marrë tifo grupi ‘Dardanët’ të cilët gjithmonë kanë treguar anën e tyre të mirë në raste të ndryshme.

“Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar”, shkruajnë ‘Dardanët’ në Facebook, duke treguar se kanë nisur shpërndarjen e pakove.

Postimi i plotë:

Sot, filluam shpërndarjen e pakove ushqimorë dhe higjienike për personat dhe familjet në nevojë. Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar.

Duke uruar muajin e bekuar të Ramazanit dhe duke dëshiruar gjithë besimtarëve të fesë islame agjërim të lehtë, ne Dardanët tifozët e Kosovës, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit për solidaritet, paqe dhe kujdes. Të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin.

Me kujdes të shtuar dhe me respektimin e udhëzimeve të organeve kompetente të Kosovës, do t’a mposhtin edhe pandeminë.

Njëkohësisht, përzemërsisht përshëndesim gjithë futbollistët dhe futbolldashësit e Kosovës anembanë botës.

Ëndrra e Kosovës në Euro2020 vazhdon.

Të ngjashme