Darmian kthehet në Serie A

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 12:49 | Nga

Matteo Darmian pritet të kthehet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi italian ka luajtur shumë pak, vetëm 397 minuta në Premier League dhe Champions League me Manchester United duke shtuar pakënaqësitë te lojtari.

Vetë 28-vjeçari pranoi se ka nostalgji për Italinë edhe pse luan në një klub të madh ndërsa i pyetur për interesimin e Juves u shpreh i lumtur por shtoi se fokusi i tij është të mbyllë mirë sezonin dhe në verë do të bisedojë me drejtuesit e Djajve të Kuq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme