Darmiani drejt Lazios

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, Matteo Darmian pritet që gjatë janarit të kthehet në Itali, te skuadra e Lazios. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Goal.com”.

Darmian, 28-vjeçar, këtë edicion ka vetëm një paraqitje te Manchesteri dhe për këtë ka kërkuar largimin në janar, transmeton Koha Ditore.

Skuadra e Lazios ka kontaktuar Manchesterin dhe për transferimin e Darmianit, ka ofruar rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Darmian është i gatshëm të kthehet në Serie A pas tre vjetësh në Angli.

Ai me Manchesterin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Te Manchesteri u transferua në vitin 2015 nga Torino për 18 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme