Dashuria e “Seoulit të Vogël” me yllin e Tottenhamit, Son

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

I ulur në sallonin e flokëve të prindërve të tij, Min-Kyu është thelluar në lojë kompjuterike. I veshur me një uniformë të hirtë të futbollit, me këpucët e tij duke kërcitur vazhdimisht nëpër dysheme, 11-vjeçari është i humbur në një univers paralel, larg nga zhurma shpërqendruese e tharëses së flokëve dhe nga era e sprejit të flokëve.

Por, më pas, siç ndodh shpesh në këtë pjesë të botës – që është, New Maldeni në rrethinën periferike jugperëndimore të Londrës – veshët e tij hapen kur përmendet emri “Z. Son”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Z.Son, siç njihet me afeksion këtu, është në fakt Son Heung-Min, ylli jug-korean i Tottenhamit dhe heroi nacional. Për që atij i referohen Z. Son tregon për vlerësimin e lartë që i bëhet. Për Min-Kyun, Son – fytyra e të cilit ishte transmetuar nëpër botë kur shënoi golin e parë në stadiumin e ri 1.3 miliardë dollarë të Tottenhamit javën e kaluar – është shembull se si etika e madhe e punës të sjellë sukses.

“Është e vështirë të shpjegoj se si më bën ai të ndihem, por mendoj se më tepër se çdo gjë tjetër, Son më bën të ndihem krenar”, thotë 11-vjeçari.

“Është shumë e vështirë të bëhesh futbollist profesionist, mirëpo ai lëvizi nga Koreja, për në Gjermani dhe Angli, ku është bërë një prej lojtarëve më të mirë. Ai është lojtari më i mirë i Koresë i të gjitha kohërave. Park Ji-Sung ishte i mirë, por Son është nivel tjetër. Ai punon shumë fort, shënon gola, jep gjithmonë maksimumin. Është një shembull i gjatë i asaj që kam thënë gjithmonë, se puna e madhe gjithmonë mposht talentin. Kur e shoh atë që ka arritur Soni, atëherë më jep besim se mund t’ia dal edhe unë”. Për Min-Kyun, si për shumë jugkoreanë të tjerë të diasporës, suksesi i Sonit është bërë burim i krenarisë nacionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme