Dashuria e suedezëve ndaj futbollit anglez

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 11:13 | Nga

Do të ketë emocione të përziera për shumë suedezë kur Përfaqësuesja e Suedisë do të përballet me Anglinë në çerekfinale të botërorit “Rusia 2018”, të shtunën (sot).

Për gati 50 vjet, ata kanë pasur një “aferë dashurie” me futbollin anglez, i cili u ka dhënë shkëlqim mbrëmjeve të tyre të gjatë dhe të errëta të dimrit.

Dh, për këtë, suedezët duhet të falënderojnë një sëmundje bujqësore dhe një gjueti të anuluar për dhelpra.

Në vitin 1967, reporteri Lars-Gunnar Bjorklund nga televizioni shtetëror “STV” kishte shkuar në Angli për të bërë një dokumentar rreth gjuetisë së dhelprave. Por një shpërthim i një sëmundjeje te kafshët kishte bërë që të anulohej gjuetia. Kështu Bjorklund shkoi në stadium për të shikuar ndeshjen ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat për të mos çuar udhëtimin kot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme