Daut Haradinaj reagon ndaj parregullsive në rrugën “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ndaj gjendjes të pakëndshme në rrugën “Muharrem Fejza”.

Haradinaj ka thënë se për shkak të bllokimit të rrugës “Muharrem Fejza”, qytetarët po detyrohen që t’i përdorin për qarkull rrugët dytësore, të cilat edhe ashtu janë tepër të ngushta dhe vetëm sa e ngarkojnë qarkullimin në qytet.

Tutje ai u shpreh se koha kur po kryhen këto rregullime është jo e duhur, për shkak se tani qyteti është më i ngarkuar për shkak të sezonit veror.

Postimi i plotë:

Gjendje e pakëndshme në rrugën “Muharrem Fejza”!

Për shkak të bllokimit të rrugës “Muharrem Fejza”, qytetarët po detyrohen që t’i përdorin për qarkullim rrugët dytësore, të cilat edhe ashtu janë tepër të ngushta dhe vetëm sa e ngarkojnë qarkullimin.

Shtojmë këtu faktin që koha kur po kryhen këto rregullime është jo e duhur, tash kur qyteti është më i ngarkuar për shkak të sezonit veror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme