Dautaj largohet nga Ferizaj, Nikli rikthen Konen

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Klubet kosovare po bëjnë ndryshime në ekipet e tyre, dikush po shkon e dikush po vjen.

Kriza financiare ka filluar të ndihet tek Ferizaj.

Skuadra e IPKO Superligës ka mbetur sot pa njërin prej futbollistëve më të mirë të saj.

Qëndrim Dautaj nuk do të jetë më pjesë e ferizajasve.

Mesfushori kosovar e ka konfirmuar vendimin e tij përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Prej sot nuk jam pjesë e KF Ferizaj. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Dautaj.

Ndërkohë, Feronikeli ka njoftuar sot se e ka rikthyer lojtarin Ben Hamed Kone, i cili së pari herë ishte transferuar tek klubi në janar të vitit të kaluar, për t’u larguar pastaj në drejtim të Zvicrës në maj.

“Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për në Turqi. Mire se u ktheve, Kone!”, njofton klubi kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme