David Domgjoni, Andi Zeqiri dhe ardhjet e reja, ja çfarë thotë menaxheri i Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

David Domgjoni, Andi Zeqiri dhe ardhjet e reja te kombëtarja

Ditëve të fundit, është raportuar se kombëtares A të Kosovës do t’i bashkohen emra si Andi Zeqiri e David Domgjoni. Për këtë të fundit është raportuar në mediat turke, ku qendërmbrojtësi aktivizohet te skuadra e Menemen Spor.

Kurse, në Zvicër janë skeptikë rreth vendimit të Zeqirit, përkundër deklaratave të bëra nga babai i tij.

Babai i futbollistit të Lausanne, tha se tashmë gjithçka është 99.9 për qind e kryer, dhe se mungon vetëm finalizimi.

“Nuk mund të jap data se kur pritet t’i bashkohen ekipit as Domgjoni, as Zeqiri e as ndonjë futbollist tjetër sepse në fund të fundit një gjë e tillë varet prej shumë faktorëve dhe vendimit të selektorit. Siç e kemi thënë edhe më herët me Domgjoni akoma nuk kemi pasu ndonjë kontakt për të kuptuar edhe vullnetin e tij, por ai është një prej lojtarëve që po përcillet intensivisht nga selektori Challandes”, pohoi Shala.

“Kurse, sa i përket Andi Zeqiri dhe raportimit në mediat zvicerane, nuk besoj që kemi shumë për të shtuar për to. Ne kemi parë deklaratat e familjarëve dhe babait të Andit e po ashtu edhe fotot e tij me fanellën e Kosovës me kryetarin Ademi, prandaj besoj që këto fakte i shpjegojnë të gjitha”, deklaroi Shala për Insportin.

Të ngjashme