David Luiz do të largohet nga Arsenali në verë

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz do të largohet nga Arsenali këtë verë.

34-vjeçari u takua me zyrtarët e klubit të premten kur u vendos të ndajë rrugët pas dy vitesh në Emirates Stadium, raporton BBC.

Luiz ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por Topçinjtë mendojnë se duhet të shikojnë drejt së ardhmes pas një sezoni të vështirë.

Nuk dihet nëse ish-qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe Chelsea synon të mbetet në Angli.

Luiz, i cili u bashkua nga rivalët e Londrës, Chelsea për 8 milionë funte në gusht të vitit 2019, ka humbur tre ndeshjet e fundit të Arsenalit me një dëmtim të muskulit.

Skuadra e Mikel Artetas është e nënta në Premier League dhe mund të mbetet pa u kualifikuar në gara evropiane për edicionin e ardhshëm.

Të ngjashme