David Luiz kalon te Arsenali

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Arsenal thuhet se ka nënshkruar me David Luiz një marrëveshje dy-vjeçare pasi ranë dakord t’i paguajnë Chelseat rreth 11 milionë euro.

‘Topçinjtë’ dëshirojnë të zëvendësojnë Laurent Koscielnyn dhe vëmendje ka marrë edhe braziliani me përvojë.

Tani, David Ornstein iBBC po raporton se Luiz do të ketë testet mjekësore sot para se të përfundojë afati kalimtar, transmeton lajmi.net.

Luizit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Stamford Bridge dhe Frank Lampard është i përgatitur ta lërë lojtarin të shkojë.

Largimi i 32-vjeçarit do t’i kursente mjaft shumë ‘Bluve’ nga pagat që i jep lojtarëve.

Përveç Luiz, Arsenal është afër zyrtarizimit me Kieran Tierney.

Të ngjashme