David Luiz refuzon stërvitjet me Chelsean, kalon te rivali i përbetuar i “Bluve”

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

David Luiz ka refuzuar të stërvitet me Chelsean ndërsa po përpiqet të detyrojë një transferim te Arsenali.

Unai Emery iu refuzuan dy oferta, fillimisht për qendërmbrojtësin e Red Bull Leipzig Dayot Upamecano dhe e më pas të Daniele Rugani të Juventusit por tani ka vendosur të bëjë përpjekje për Luiz që Chelsea është i përgatitur të dëgjojë ofertat për të.

32-vjeçari kohët e fundit ra dakord për një kontratë të re por ishte në objektiv të drejtorit teknik të Arsenalit Edu dhe shpreson që një marrëveshje të mund të përmbyllet, përcjell lajmi.net.

Asnjë ofertë zyrtare ende nuk është bërë për mbrojtësin me përvojë të Chelseat.

Braziliani bëri 50 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e fundit për ‘Blutë’

Luiz u kthye në Stamford Bridge në vitin 2016 pasi u ble për 30 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

Të ngjashme