David Silva firmos me Real Sociedadin

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Real Sociedadi ka konfirmuar angazhimin e yllit David Silva. Mesfushori 34-vjeçar te Sociedadi kalon si lojtar i lirë. Atij ditë më parë i ka përfunduar kontrata me Manchester Cityn.

Silva kthehet në Spanjë pas një dekade të kaluar në Premier League me Manchester Cityn. Kontributi i tij për ngritjen e Cityt në top-skuadër evropiane, vlerësohet shumë i madh.

Në Spanjë, Silva kishte luajtur për Valencian, Eibarin dhe Celtan. Te City ka shënuar 60 gola në 309 ndeshje.

Silva ka luajtur plot 125 ndeshje për Spanjën, ndërsa ka realizuar 35 gola. Ai do të luajë për Real Sociedadin deri në qershor të vitit 2022.

Të ngjashme