David Silva mund të rikthehet në Valencia

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Veterani i mesfushës gjatë verës që vjen do të largohet nga Manchester City pas 10 vjetësh qëndrimi në “Etihad Stadium”. Interesim për të ka shfaqur edhe Inter Miami në ShBA

David Silva do t’i japë fund eksperiencës në Manchester Cityt pas pak muajsh.

Mesfushorit spanjoll do t’i skadojë kontrata pas përfundimit të këtij sezoni dhe palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar atë.

Për veteranin e mesfushës flitej se mund ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, mediumi “ESPN” raporton se së fundmi në garë për 34 vjeçarin është futur edhe Valencia.

Klubi spanjoll synon ta rikthejë ish-përfaqësuesin spanjoll në La Liga pas 10 vjetësh.

Të ngjashme