Davide Ancelotti do të marrë drejtimin e Real Madridit për herë të parë

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Davide Ancelotti do të jetë në vendin e babait të tij në kampionat kur Real Madridi do të përballet me Celta Vigo, sot në mbrëmje.

Kjo vjen pasi Carlo Ancelotti rezultoi pozitiv për COVID-19, që do të thotë se djali i tij do të zërë vendin e tij.

Ndërsa Carlo do të vendosë formacionin fillestar, Davide dhe pjesa tjetër e stafit stërvitor do të marrin vendimet gjatë gjithë ndeshjes.

Nuk është hera e parë që Davide mbulon babain e tij si trajner i ekipit të parë, pasi e kishte bërë këtë në humbjen 2-1 të Napolit ndaj Romës në sezonin 2019/20, shkruan Marca.

Megjithatë, si një njeri që di të flasë katër gjuhë, ai do të jetë zëri kryesor për Los Blancos të shtunën.

Zëri i Davide është shpesh më i zhurmshmi gjatë seancave stërvitore të Real Madridit në Valdebebas, ndërsa babai i tij e shikon.

Pasi mori një diplomë në shkencat sportive, ai filloi karrierën e tij nën babanë e tij në Paris Saint-Germain në 2012 përpara se ta ndiqte te Real Madrid, Bayern Munich, Napoli dhe Everton, dhe ndikimi i tij është rritur me kalimin e viteve.

Davide ka marrë licencën e tij UEFA A, dhe ndërsa babai i tij ishte trajner i Evertonit, ai foli me Guardian se si ai është një student obsesiv i lojës.

“Nuk kisha mjaftueshëm talent për të qenë një lojtar profesionist, por më pëlqen, ndaj vendosa ta studioj dhe të stërvitem në maksimum”, tha ai.

Të ngjashme