Davies me shpejtësi rekorde në ndeshjen ndaj Werderit

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Ylli i ri i Bayern Muenchenit, Alphonso Davies, po vazhdon me paraqitje impresive. Në ndeshjen ndaj Werder Bremenit, që është duke u luajtur, Davies ka arritur shpejtësi rekorde. Ai ka vrapuar në një moment me shpejtësi prej 36.51 kilometra në orë.

Është shpejtësia më e madhe e arritur nga ndonjë lojtar i Bundesligës gjermane që kur ka nisur mbledhja e të dhënave në edicionin 2013\14.

Davies është ende 19-vjeçar. Është i lindur në Ganë ndërsa është rritur në Kanada. Tashmë ka vendosur rekorde të ndryshme, ndërsa po shkëlqen te Bayerni. Në Bayern është transferuar në janar të vitit të kaluar.

Davies tashmë i ka 17 ndeshje e pesë gola për Kanadanë.

Të ngjashme