De Biasi flet për largimin e Rashicës, ndoshta i ka mbetur hatri

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 17:44 | Nga

Gianni De Biasi ka folur pas largimit të Milot Rashicës nga Kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar Kosovës. Ai ka shprehur keqardhje, pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit.

Rashica e ka bërë të ditur sot vendimin e tij.

“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit”.

“Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Europian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku italian në Supersport.

Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës është mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë Evropianit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/kjo-eshte-arsyeja-qe-rashica-vendosi-te-luaj-per-kosoven-video/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme