De Biasi komenton sfidën Shqipëri – Itali

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 10:59 | Nga

Gianni De Biasi është i sigurt se Italia do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, megjithatë ka theksuar se do të jetë sfiduese mposhtja e Shqipërisë.

Shqipëria e pret nesër Italinë në “Loro Boriçi” nga ora 20:45, që është ndeshja e fundit kualifikuese për Botëror, transmeton Koha.net. Italia tashmë ka siguruar “play-offin”.

“Do të shkojmë në Kampionatin Botëror përmes play-offit, 100 për qind. Si ekip mund të bëhemi vetëm më të mirë dhe në momente vendimtare duhet të jemi të bashkuar. Të jesh në play-off nuk është tragjedi”, është shprehur De Biasi për Gazzetta dello Sport.

Ai më tutje ka shtuar se Italia nuk do ta ketë të lehtë të mposhtë ish-ekipin e tij, të cilin e kishte dërguar në Euro 2016.

“Mund të fitojmë, por mos te jemi shumë të emocionuar. Duhet të luftojmë. Atmosfera do të jetë shumë e mirë, pasi shqiptarët e mbështetin Italinë, pas kombëtares së tyre”, thotë ai, transmeton Koha.net.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka zbuluar se çfarë iu kishte thënë futbollistëve kur kishte marrë drejtimin e “Kuqezinjve”.

“Nëse më përcillni, më jepni besimin dhe jeni në dispozicion, të gjithë do të jenë të lumtur. Nëse Shqipëria ka arritur në këtë pikë, është për shkak se punuam shumë për të realizuar ëndrrën. Nga ana taktike ata ende janë paksa të padisiplinuar. Ndërsa teknikisht janë ende shumë larg, për mijëra arsye – historia, kualiteti i individëve, përvoja. Por, nuk ju mungon vendosmëria dhe dëshira për të bërë befasi”, është shprehur De Biasi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme