De Biasi konfirmon largimin nga Shqipëria

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:27 | Nga

Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka konfirmuar se do të braktisë Shqipërinë pas eliminatoreve për kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Strategu Italian ka mbetur shumë i zhgënjyer nga zërat e fundit, por konfirmoi se mund të ishte larguar nëse gjërat do të shkonin ndryshe në në ndeshjen ndaj Izraelit.

“Mentaliteti këtu nuk më pëlqen shumë se kur humbasim fajin e kam unë dhe kur fitojmë, fitojnë të gjithë, madje dhe gazetarët. Kjo gjë nuk më pëlqen aspak. Me presidentin kam një marrëdhënie mjaft të mirë, sigurisht në aspektin profesional, por dhe në raportet personale jashtë fushës.

Në aspektin human janë disa gabime që nuk dua t’i zbuloj. Nuk ka asnjë krizë, absolutisht, por nuk më pëlqen aspak që të gjithë donin të më bënin “funeralin” para ndeshjes me Izraelin. Mendoj se sa më përket mua, do të jap 110 për qind siç kam dhënë gjithmonë.

Tani është vonë si ta kuptojmë? Pas ndeshjes me Luksemburgun kisha menduar për tu larguar.E kam vendosur tashmë, në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Shqipëria nuk ka shumë nevojë për t’u përmirësuar”, u shpreh De Biasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme