De Biasi lë jashtë kombëtares Xhakën dhe Agollin

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 10:49 | Nga

Trajneri Xhani De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë “nën armë” për dy ndeshjet e qershorit.

Më konkretisht, Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore të dielën, më 4 qershor, në orën 19:00, në stadiumin “Josie Barthel”, kundër Luksemburgut, dhe pastaj eliminatoren e radhës në Grupin G për “Rusia 2018”, të dielën e 11 qershorit, në orën 20:45.

Rikthimi i Ergys Kaçes dhe lënia jashtë e Taulant Xhakës ishte bërë me dije, por “krasitja” e kapitenit Ansi Agolli nuk pritej.

Në listë nuk bën pjesë edhe portieri Etrit Berisha, që mbylli një sezon mbresëlënës me Atalantën, i pezulluar që në ndeshjen me Izraelin, në “Elbasan Arena”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme