De Biasi: Pres të drejtoj një skuadër të “Rusi 2018”

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 17:19 | Nga

Gianni De Biasi është shumë pranë kthimit në stol, por mbetet për t’u përcaktuar në krye të një klubi apo të një kombëtareje. Ish-trajneri i Shqipërisë nuk zbuloi emra, por theksoi se mund të emërohet trajner i një përfaqësueseje që merr pjesë në Botëror.

“Po vlerësoj disa oferta, që më kanë ardhur nga disa klube jashtë Italisë, por edhe nga një kombëtare që do të jetë pjesëmarrëse në “Rusi 2018”. Trajneri i përfaqësueses për të cilën e kam fjalën do të largohet pas përfundimit të Botërorit. Sigurisht që nuk mund ta zbuloj tani emrin e skuadrës. Dua të punoj me një projekt ku do të jem përfshirë 100%.”

Pas largimit nga drejtimi i kuqezinjve De Biasi punoi për një kohë të shkurtër në Spanjë në krye të Alaves, por u shkarkua nga detyra pa mundur të lërë shenjë në kampionatin spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme