De Biasi trajner i kombëtares së njohur, Ansi Agolli ndihmës i tij

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Pushimet marrin fund dhe Xhani De Biazi i rikthehet sërish punës së trajnerit.

Pas 3 vitesh i papunë, ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit.

Lajmi është konfirmuar tashmë në mediat italiane. Mësohet se në stol me De Biazin si ndihmës do të jetë dhe ish-futbollisti i kombëtares, Ansi Agolli.

Kujtojmë që De Biazi qëndroi 6 vite në krye të pankinës së Shqipërisë duke arritur bilancin më të mirë në skuadrën tonë.

Nga ana tjetër, edhe Ansi Agolli kthehet në Azerbajxhan, vend ku kaloi vitet më të mira të karrierës së tij.

Ai luajti plot 8 vite me Karabakun duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit. Ai arriti të luante me ekipin në Ligën e Kampioenve dhe të Europës.

De Biazi dhe Agolli do të nisin tashmë aventurën e tyre të re ku do kenë si synim të forcojnë sa më shumë këtë kombëtare futbolli.

Të ngjashme