De Boer flet pas eliminimit shokues të Holandës: Deri te kartoni i kuq, ishim më të mirë në fushë

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Holandës është befasuar në raundin e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

‘Tulipanët’ kanë pësuar humbje 0-2 nga Republika Çeke e cila ka arritur në çerekfinale të kësaj ngjarje të madhe evropiane.

Ishte një ndeshje shumë interesante, ku Holanda dominoi totalisht kundërshtarët në pjesën e parë të ndeshjes.

Por kartoni i kuq i marrë nga mbrojtësi Matthijs De Ligt ka ndryshuar gjithçka dhe çekët e shfrytëzuan epërsinë numërike në fushë për të marrë fitore.

Edhe trajneri i Holandës, Franck De Boer e pranon se kartoni i kuq ndikoi në eliminimin e skuadrës së tij.

“Ishin kundërshtarë të vështirë, por deri në momentin që mbetëm me 10 futbollistë, pata ndjesinë që ne ishim më të mirët në fushën e lojës”.

“Dumfries pati disa raste në pjesën e parë, ndërsa Malen humbi një rast flagrant dhe nga ai moment erdhi edhe kartoni i kuq”.

“Më vjen keq që eliminohemi në këtë mënyrë, pasi ndeshja u vendos nga episodet, që sot për fat të keq nuk i patëm në favorin tonë”, tha De Boer.

Në anën tjetër Republika Çeke në çerekfinale do të përballet me Danimarkën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme