De Bruyne afër kontratës së re me Cityn

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori belg, Kevin de Bruyne, është shumë afër vazhdimit të kontratës me Manchester Cityn, raporton gazetari i Sky Italia, Fabrizio Romano.

Bisedimet ndërmjet palëve për vazhdimin e kontratës tashmë kanë arritur në fazë të avancuar, me konfirmimin zyrtar që pritet të bëhet së shpejti, transmeton KOHA.

De Bruyne, që ka kontratë aktuale deri në më 2023, këtë edicion ka shënuar një gol në tetë paraqitje në Premier Ligë për Manchester Cityn, derisa llogaritet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme