De Bruyne i dëshpëruar: Sezoni i ri, e njëjta gjë

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të mësojnë ende, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi në çerekfinale.

Moussa Dembele i shënoi dy gola të vonshëm për t’i ndihmuar Lyonit ta mundë 3:1 Cityn dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale kundër Bayern Munich.

“Sezoni i ri, e njëjta gjë”, tha De Bruyne – i cili e kishte shënuar golin e barazimit për City pas golit hapës të Maxwel Cornet.

City, i cili e mbylli sezonin në Premierligë në vendin e dytë, i jep fund këtij sezoni me vetëm një trofe të madh të fituar; ELF Cup.

Me Pep Guardiolën trajner, City kishte humbur kundër Monacos në rrethin e 16 më të mirëve dhe pastaj kundër Liverpoolit dhe Tottenhamit në çerekfinale.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe i vëmë atë nën presion. Sulmuam më shumë. Lyoni nuk krijoi shumë, por ne duhet të mësojmë”, shtoi ai.

Të ngjashme