De Bruyne i lumtur te Manchester City, së shpejti me kontratë të re

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka nisur bisedimet me Kevin De Bruyne për vazhdimin e kontratës.

Klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin belg dhe negociatat janë në fazën finale, transmeton KOHA. 

Manchester City i ka ofruar mesfushorit kontratë dyvjeçare, që do ta mbante atë në Etihad deri në vitin 2025.

Madje thuhet se edhe vetë lojtari është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin te City.

29-vjeçari është një ndër lojtarët kryesorë te klubi anglez. Ai është pjesë e Cityt që nga viti 2015, kur u transferua nga Wolsburgu për 55 milionë euro.

Të ngjashme