De Bruyne mbështet transferimin e Sanchezit

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 10:18 | Nga

Kevin de Bruyne ka shprehur përkrahjen e tij për transferimin e Alexis Sanchezit.

Kiliani dëshiron të largohet nga Arsenali dhe Arsenali tashmë ka refuzuar 50 milionë funte për të, sipas burimeve të Sky.

Kur u pyet se çka mendon për sulmuesin e Arsenalit, De Bruyne kishte vetëm fjalë të mira.

“Ai është lojtar shumë i mirë, natyrisht, por nuk nuk e di çka po ndodh me transferimet e tjera”.

“Mendoj se City po bën punë të mirë këtë verë dhe nëse ata e duan atë duhet ta transferojnë. Nëse ai vjen te ne është një transferim shumë i mirë”, u shpreh De Bruyne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme