De Bruyne mbron Guardiola-n pas pohimeve të Yaya Toure-së

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 16:04 | Nga

Futbollisti i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, Pep Guardiola, pasi që ky i fundit u akuzua për racizëm nga Yaya Toure.

Toure kishte thënë që e pyet veten shpesh se pse Guardiola ka pasur probleme me lojtarët afrikanë.

“Nuk e di nëse është shkruar keq apo nëse ka qenë e ekzagjeruar” ka thënë De Bruyne për BBC Football.

“Kur nuk luan gjithmonë tenton që ta gjesh një arsye”.

“Kurrë nuk kam parë asgjë, do të kishte qenë shumë e çuditshme nëse trajneri do të ishte racist me tërë ata lojtarë me ngjyrë që i kemi në ekipin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme