De Bruyne ndërhyn ashpër gjatë stërvitjeve në Januzajn, shqiptari ankohet në një lëndim

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 15:50 | Nga

Belgjika po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e parë të botërorit në shtetin rus.

Belgët me intensitet të lartë po stërvitin për takimin e së hënës (18 qershor), ku do të takohen me Panamanën, e cila për herë të parë do të paraqitet në ndonjë botëror.

Madje, lojtarët nuk po e kursejnë njëri-tjetrin duke treguar edhe se sa me seriozitet i kanë marrë ushtrimet e ditës së sotme gjersa ka pasur edhe ndërhyrje të ashpra.

Një i tillë, por që ka mundur të jetë edhe me pasoja të lëndimit ka ndodhur mes Kevin de Bruynes dhe Adnan Januzajt.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në vijën e rivënies anësore, ku mesfushori belg ka ndërhyrë ashpër ndaj shqiptarit.

Kjo bëri që ylli i Real Sociedadit të fluturoi në ajër dhe më pas u ankua në një lëndim, i cili deri më tani nuk dihet se sa është serioz.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të duhet të fillojë në ora 17:00 në Fisht Olympic Stadium të Sochit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme