De Bruyne paralajmëron Liverpoolin

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka nisur një mesazh për skuadrën e Liverpool dhe tifozët e saj.

Manchester City është rrëzuar në Norwich në vikendin që kemi lënë pas, duke u mposhtur me rezultatin 3:2.

Pas kësaj humbje, Liverpool është shkëputur me pesë pikë nga kampionët në fuqi, kurse menjëherë ka reaguar edhe Kevin De Bruyne.

“Ne mund të fitojmë akoma pikët e njëjta në këtë sezon. Nuk kemi nevojë të fitojmë gjithmonë me 15 pikë diferencë. Është Premierliga. Ndodh vetëm një herë” ka thënë belgu, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë dhe dëshiron të përfundosh në vend të parë. Nuk ka rëndësi si e bën atë. Sezonin e kaluar ishim me shtatë pikë prapa. Ndodh. Sigurisht, ne duam të fitojmë secilën ndeshje” ka thënë tutje mesfushori i Man City.

Ky paralajmërim i De Bruyne bën të ditur se skuadra e Pep Guardiolas nuk dorëzohet asnjëherë. Ata po ndjekin titullin e kampionit në Premierligë për të tretin sezon radhazi.

Të ngjashme