De Gea e refuzon Real Madridin

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 16:11 | Nga

David De Gea e ka refuzuar ofertën më të fundit të Real Madridit, sipas El Confidencial.

Numri një i Spanjës tash e një kohë të gjatë është i parapëlqyeri i Florentino Perezit, i cili dëshiron ta zëvendësojë Keylor Navasin me të gjatë verës, transmeton Express.

Sipas El Confidencial, ish-portieri i Atleticos është i lumtur në Manchester United dhe duket se trajneri Jose Mourinho e ka luajtur një rol kyç për t’u siguruar se 27-vjeçari do të mbetet në “Old Trafford”.

Raportimet e fundit në mediat sugjerojnë se De Geas do t’i ofrohet pagë prej 350 mijë euro në javë në United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme