De Gea flet për formën e Man Unitedit: Na mungon cilësia

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

David de Gea mendon se fillimi zhgënjyes i Manchester Unitedit në sezonin 2019/20 është pjesërisht shkaku i mungesës së cilësisë në formacionin e parë të skuadrës.

“Djajtë e kuq” kanë rënë në pozitën e nëntë në tabelën e Premierligës, duke i grumbulluar më së së paku pikë pas 13 ndeshjeve të para të një sezoni në Premierligë që 33 vjet.

Fitorja me rezultat 4:0 kundër Chelseat në fundjavën hapëse të sezonit të ri i ngriti pritshmëritë për Manchester Unitedit pasi sezonin e fundit e mbylli në pozitën e gjashtë në tabelë, mirëpo djemtë e Ole Gunnar Solskjaer i kanë fituar vetëm tri ndeshje që nga atëherë, ndërsa i kanë regjistruar edhe pesë barazime dhe katër disfata.

“Skuadra është ajo që është dhe rezultatet janë ashtu siç kanë qenë gjatë kohës së fundit. Është e vërtetë se pjesa e parë e ndeshjes kundër Sheffieldit ishte e tmerrshme, ndoshta ndër më të këqijat këtë vit”, ka thënë De Gea.

“Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ishte i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet e tilla për të qenë në krye të tabelës, por për momentin skuadra s’po luan mirë”.

“Ne po japim gjithçka nga vetja, ne po tentojmë t’i arrijmë ato fitoret e mëdha që mund të na ngrenë në tabelë, por e vërteta është se për momentin po na mungon konsistenca, kemi ende shumë vend për përmirësime”.

“Nuk mendoj se është për shkak të mungesës së përpjekjeve, djemtë po japin gjithçka nga etja në fushën e lojës dhe në stërvitje. Mund t’ia lëmë fajin mungesës së cilësisë në disa reparte, por absolutisht jo mungesës së përpjekjeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme