De Gea ia siguron Manchester Unitedi një fitore dramatike ndaj West Hamit

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

David de Gea ia ka siguruar Manchester Unitedit një fitore dramatike 2:1 ndaj West Hamit, pasi e priti penalltinë e Mark Nobel në frymën e fundit në Stadiumin Olimpik në Londër.

Nobel erdhi nga stoli në kohën shtesë, posaçërisht për të goditur nga penalltia që do të duhej t’ia nxirrte një pikë West Hamit në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por De Gea e lexoi goditjen e tij dhe u hodh në krahun e majtë për ta larguar topin, raporton Gazeta Express.

Kjo është fitorja e tretë radhazi dhe e katërta në pesë ndeshjet e para për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që nënkupton se Unitedi tani është lider i përbashkët me Liverpoolin me nga 13 pikë.

Të ngjashme